U ndërpre energjia në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina fajësoi Rusinë

nga Redaksia

Të gjitha linjat e jashtme të furnizimit me energji elektrike për centralin bërthamor Zaporizhja të Ukrainës, të zaptuar nga Rusia, janë jashtë funksionit të premten, tha agjencia bërthamore e OKB-së, transmeton Euronews.

Ukraina e fajësoi Rusinë se bombardimet e saj e ndërprenë furnizimin e centralit me energji elektrike.

Centrali më i madh bërthamor në Evropë – i cili nuk punon por i nevojitet rryma për ta mbajtur të ftohtë lëndën bërthamore – është duke u furnizuar me rrymë tani përmes gjeneratorëve me naftë, tha Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).

IAEA-ja ka paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e një katastrofe në Zaporizhja, pasi ky central bërthamor ndodhet pranë vijës së frontit në luftën në Ukrainë.

Që të gjashtë reaktorët e centralit janë të fikur, por lënda bërthamore brenda tyre ka ende nevojë për ftohje të vazhdueshme, gjë që kërkon furnizim të vazhdueshëm me rrymë.

“Centrali bërthamor i Ukrainës (ZNPP) humbi të gjithë furnizimin me rrymë nga jashtë në orën 17:36 sot. Hera e nëntë gjatë konfliktit ushtarak dhe hera e parë që nga fundi i vitit 2023”, tha IAEA në X.

“Aktualisht, ZNPP-ja mbështetet në rrymën e siguruar nga gjeneratorët emergjentë me naftë. Kjo thekson gjendjen jashtëzakonisht të rrezikshme të sigurisë bërthamore”, tha ajo.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, German Galuschenko, shkroi në Telegram se një sulm rus kishte shkaktuar ndërprerjen e rrymës në centralin e Zaporizhjas.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More