U rrëzua në kanionin ‘Shkëmbi i Vashës’, 54-vjeçari gjendet i pajetë! Polumbarët e RENEA nxjerrin trupin nga uji

nga L. M

Një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u rrëzua aksidentalisht në kanionin e quajtur “Shkëmbi i Vashës”, në Gjinar, Elbasan.

Trupi i 54-vjeçarit me iniciale P. T., banues në fshatin Pashtresh, u gjet dhe u nxorr nga ujërat e kanionit, nga polumbarët e Repartit Special “RENEA”.

Viktima ishte larguar nga banesa e tij mëngjesin e djeshëm, ndërsa dyshohet se u rrëzua në kanion në mbrëmje.

“Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, në kanionin e quajtur “Shkëmbi i Vashës”, në Gjinar, shtetasi P. T., 54 vjeç, banues në fshatin Pashtresh, i cili si pasojë humbi jetën. Trupi i tij u gjet dhe u nxorr nga ujërat e kanionit, nga polumbarët e Repartit Special “RENEA”. 54-vjeçari ishte larguar nga banesa e tij, mëngjesin e djeshëm. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale”, informoi policia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More