U rrit numri i udhëtarëve që e shfrytëzojnë transportin ajror

nga Xh M

Transporti ajror në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjta të vitit të kaluar.

“Në tremujorin e tretë, në transportin rrugor të udhëtarëve numri i udhëtarëve të transportuar është 948 000, në transportin urban-periferik 7 884 000, në transportin hekurudhor 35 000, derisa numri i udhëtarëve të transportuar në transportin ajror është 1 054 189”, sqaroi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me tremujorin e kaluar, rritje u regjistrua te transporti ajror për 8.1 përqind, ndërsa ulje më e madhe u regjistrua te ai hekurudhor për 40.8 përqind, ndërkohë sasia e mallrave u rritën për 8 përqind te transporti hekurudhor.

Enti sqaroi që sasia e mallrave në transportin rrugor u rritën për 25.7 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndryshe, në transportin ndërkombëtar, numri i udhëtarëve të Maqedonisë së Veriut që e shfrytëzojnë autobusin është ulur për 12.5 përqind.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More