U shpall thirrja publike për mbështetje financiare për blerje të traktorëve

nga Redaksia

Shkup, 6 qershor – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave vazhdon me mbështetjen e pandërprerë për bujqit me qëllim të modernizimit të sektorit bujqësor.

Sot u shpall Thirrja publike nr. 04/2025 për paraqitjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi për mbështetje financiare për zhvillim rural për vitin 2025, dedikuar për modernizimin e ekonomive bujqësore përmes blerjes së traktorëve.

Masa 121.8 – Blerje e traktorëve

  • Mbështetja maksimale për një përfitues është 600.000 denarë;
  • Mbështetja jepet në baza vjetore sipas realizimit të planit të biznesit;
  • Thirrja publike ka të bëjë ekskluzivisht me blerjen e traktorëve – mekanizimi bujqësor shtesë nuk përfshihet;

Të drejtë për të shfrytëzuar këto mjete kanë ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në përputhje me Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural.

Bujqit që në dhjetë vitet e fundit kanë përfituar mbështetje financiare për blerje të traktorëve nëpërmjet Programit IPARD ose Programeve nacionale për zhvillim rural, nuk janë të pranueshëm si përfitues të kësaj mase.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është data 07.07.2025.

Përmes mbështetjes së investimeve për modernizim kontribuohet në rritjen e konkurrueshmërisë dhe produktivitetit në sektorin bujqësor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More