Uber dhe një nga shumë partnerët e saj robotaksi, kompania Momenta, do të testojnë automjete plotësisht autonome në Gjermani vitin e ardhshëm.
Lajmi vjen në një kohë kur Evropa ende mbetet prapa SHBA-së dhe Kinës për sa i përket numrit të shërbimeve robotaksi që operojnë komercialisht.
Kompanitë e përmendura deklarojnë se do të testojnë automjete autonome të nivelit 4 në Mynih nga viti 2026.
Niveli 4 nënkupton automjete plotësisht autonome, pa shoferë, të cilat mund të funksionojnë kudo brenda një zone të përcaktuar gjeografike.
Nëse gjithçka shkon sipas planit në Mynih, Uber pretendon se robotaksi Momenta mund të vijë në më shumë qytete evropiane në vitet e ardhshme.
Përveç Uber dhe Momenta, Baidu dhe Lyft planifikojnë të prezantojnë taksi pa shofer në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani deri në vitin 2026.
Volkswagen gjithashtu ka testuar automjete autonome në Gjermani për disa vite dhe së fundmi njoftoi se do të lansojë shërbimin e vet robotaksi me Uber në Los Angeles vitin e ardhshëm.