Ukraina sulmon sërish rafinerinë e naftës pranë Shën Petërburgut

nga L. M

Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në veriperëndim të Rusisë, pranë qytetit të Shën Petërburgut u përfshi nga zjarri pas një sulmi të ri me dronë nga Ukraina, konfirmoi sot guvernatori i rajonit.

“Zjarri në zonën industriale të qytetit Kirishi u fik më vonë”, shkroi guvernatori i Leningradit, Alexander Drozdenko, në Telegram.

Mbrojtja ajrore rrëzoi shtatë dronë, sipas Drozdenkos. Video të sulmeve gjatë natës u publikuan gjithashtu nga përdorues të rrjeteve sociale.

Ky ishte sulmi i dytë ndaj rafinerisë në disa javë.

Kirishi, i vendosur 800 kilometra në veri të Ukrainës, është shtëpia e rafinerisë ”Kirishinefteorgsintez”, e njohur edhe si “Kinef”, e cila i përket kompanisë së naftës “Surgutneftegas”, të lidhur me Kremlinin.

Me një kapacitet përpunimi prej rreth 20 milionë tonë naftë në vit, ajo është një nga objektet më të mëdha të përpunimit të naftës në Rusi.

Dëmtime u shënuan edhe në rajonin jugor rus të Voronezhit.

Guvernatori Alexander Gusev raportoi dëmtime në çatinë dhe dritaret e një objekti industrial, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ushtarakët rusë raportuan se rrëzuan 117 dronë ukrainas gjatë natës

Ukraina ka përdorur gjithnjë e më shumë dronë për të goditur objekte ruse të naftës, duke synuar të pengojë furnizimin e karburantit të ushtrisë ruse dhe të heqë një burim të rëndësishëm të të ardhurave për financimin e luftës.

Sipas raporteve, Ukraina ka arritur të çaktivizojë rreth një të katërtën e kapaciteteve të përpunimit të naftës në Rusi me sulme me dronë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More