Likovë, 20 nëntor – Rënia e numrit të nxënësve në shkollën fillore “Rilindja” një alarm për vendin dhe popullin tonë. Shkolla fillore Rilindja në Llojan dhe Vaksincë prej vitesh po përballet me një rënie të vazhdueshme të numrit të nxënësve. Kjo situatë është shqetësuese dhe dhembshme, sepse një vend pa fëmijë, pa rini dhe pa zë të ri, është një vend pa të ardhme.
Nga të dhënat që kemi për periudhën 2009–2018 vërehet një rënie e dukshme e numrit të nxënësve në këto dy shkolla. Ndërsa, sipas informatave jo zyrtare, vetëm vitin e kaluar dhe sivjet në klasën e parë janë regjistruar nga 10 nxënes, gjithsej 20 nxënës, nga të dy fshatrat së bashku Llojani dhe Vaksinca. Kjo shifër është alarmante dhe duhet të na zgjojë të gjithëve.
Për fat të keq, deri më sot askush nuk është marrë seriozisht me këtë çështje. Por ky problem nuk është vetëm i shkollës është problem i gjithë popullit tonë. Rënia e numrit të nxënësve nënkupton boshatisje të fshatrave, largim të familjeve dhe dobësim të perspektivës sonë shoqërore dhe kulturore.
Është koha që të gjithë shqiptaret se bashku prindër, institucionet se bashku me diasporën të hapin diskutimin dhe të kërkojnë ndonje zgjidhje, ndoshta eshte e pamundur. Ardhmëria e fshatrave tona fillon me fëmijët tanë. Të mos lejojmë që bankat shkollore të mbeten bosh, sepse bashkë me to boshatiset edhe e ardhmja jonë.
*Status i huazur nga faceboku i faqes “Fshati Llojan”
