Universiteti i Tetovës e filloi prezantimin e ofertës akademike për vitin akademik 2025/2026

nga Xh M

Universiteti i Tetovës ka filluar prezantimin e ofertës akademike para maturantëve të vendit tonë.

Siç njofton Zyra për informim pranë UT-së, shkolla e mesme komunale “Ismet Jashari” nga Likova, Gjimnazi “7 Marsi” i Tetovës dhe Shkolla e mesme ekonomike “Pero Nakov”- Kumanovë, sot i kanë hapur dyert për ekipet promovuese të Universitetit të Tetovës, të cilët kanë zhvilluar takime me maturantët e këtyre institucioneve arsimore, për t’i informuar me programet studimore dhe risitë që Universiteti ynë ofron për vitin e ardhshëm akademik 2025/26.

“Programet studimore atraktive për maturantët e këtij viti, veprimtaria e përgjithshme arsimore-shkencore, veprimtaria botuese tashmë e certifikuar ndërkombëtarisht, si dhe ambientet moderne që UT disponon, kanë tërhequr vëmendjen e qindra maturantëve të qyteteve të sipërpërmendura. Ditëve në vijim ekipi promovues i ofertës akademike të Universitetit të Tetovës për vitin akademik 2025/2026 do të vazhdojë me prezantimin para maturantëve të vendit tonë, Luginës së Preshevës, Kosovës dhe Shqipërisë”, thuhet në kumtesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More