‘Urdhri i Kurorës’ nga Mbretëria e Belgjikës për zyrtarin e MD-së

nga L. M

Me një nga nderimet më të larta shtetërore të Mbretërisë së Belgjikës i dhënë nga mbreti Philippe, është dekoruar drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë, Gazmend Çitaku.

Ceremonia u organizua në Ambasadën e Belgjikës në Kosovë, derisa dekoratën Çitakut ia dorëzoi ministrja e Drejtësisë e Belgjikës, Annelies Verlinden, e cila po qëndron në Kosovë në një vizitë zyrtare.

“Në një ceremoni të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, ministrja e Drejtësisë e Belgjikës, Annelies Verlinden, i dorëzoi, drejtorit të Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë, Gazmend Çitaku, dekoratën “Urdhri i Kurorës” një nga nderimet më të larta shtetërore të Mbretërisë së Belgjikës, e dhënë nga Madhëria e Tij, Mbreti Philippe”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

MD-ja thotë se dekorata përfaqëson një vlerësim për angazhimin profesional dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e drejtësisë, jo vetëm për Çitakun, por për të gjithë stafin e Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar të Ministrisë së Drejtësisë, edhe për institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Ministria e Drejtësisë ka falënderuar Mbretin Philippe, Ministren Verlinden dhe Ambasadën e Belgjikës për këtë nderim dhe për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More