Shkup, 1 shtator – Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor, duke ndarë emocionin personal për faktin se edhe vajza e tij nisi sot klasën e parë.
“Ashtu si vajza ime Dua sot, qindra e mijëra fëmijë fillojnë shkollën. Suksese për të gjithë vogëlushët! Unë dhe prindërit tuaj do të bëjmë gjithçka që ju të keni shkollim të mirë e të sigurt! Ndriçofshi çdo orë e ditë të jetës,” – shkroi Limani.
Mesazhi i tij vjen si urim, por edhe si zotim për përkushtim më të madh ndaj arsimit dhe krijimit të kushteve më të mira për fëmijët e Gostivarit.
https://www.facebook.com/valbon.limani/posts/10232026128540562?ref=embed_post