VanHorn takim me Peleshin: Bashkëpunim me Kuvendin për objektivat e përbashkëta

nga D. V.

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.

Ambasada e SHBA-ve, në një njoftim në rrjetet social theksoi se në takim u diskutua mbi përparësitë e Kuvendit dhe fushat kyçe me interes për Administratën Trump.

Sipas ambasadës, VanHorn u shpreh se pret me kënaqësi bashkëpunimin me Kuvendin, për objektivat e përbashkëta, “duke përfshirë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të investimeve, me qëllim forcimin e sigurisë dhe mirëqenies për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj”.

Nga ana e tij, Peleshi nënvizon se takimi me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn u fokusua te “prioritetet e Kuvendit, marrëdhëniet e shkëlqyera dhe Partneritetin Strategjik mes vendeve tona”.

Ky takim, vjen disa ditë pas zgjedhjes së Niko Peleshit, në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More