Vankovska e prezantoi programin zgjedhor para qytetarëve të komunave të Shkupit Qendër dhe Kisella Vodë

nga Xh M

E morëm njoftimin nga Qeveria për ditën e votimit, e cila është ditë e lirë vetëm për administratën. Konsideroj se kjo është e padrejtë, nuk është kusht i drejtë. Praktikisht, të gjithë punëdhënësit privat do të mund t’ua pamundësojnë qytetarëve ta braktisin vendin e punës, të dalin të votojnë, varësisht nga rrethanat e tyre, porositi Biljana Vankovska, kandidate presidenciale e Së Majtës në zgjedhjet e ardhshme, gjatë takimeve të sotme me qytetarët e komunave Qendër dhe Kisella Vodë.

Sipas saj, kjo do t’i diskriminojë qytetarët, sepse në këtë mënyrë një numër i madh i qytetarëve, posaçërisht nga Shkupi, por të cilët rrjedhin nga qytetet e brendësisë, nuk do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Vankovska njëherit, në takimet me qytetarët e komunave Qendër dhe Kisella Vodë ua prezantoi programin e vet zgjedhor.

Ajo para banorëve të Qendrës edhe njëherë i prësëriti qëndrimet e saja të fuqishme për anulimin e te marrëveshjeve. Theksoi edhe se në mungesë të debatit publik të kandidatëve presidencial, duhet të shkohet njeri pas njeriu, nga rruga në rrugë për t’ua afruar programin qytetarëve.

“Unë dhe E Majta bëmë gjithçka që është në fuqinë tonë që programi të jetë i kapshëm për secilin qytetar. Është e dukshme se kundërkandidatët e mi u frikësuan nga debati, për të cilin është gjithnjë e më e qartë se do të mungojë. Ky është turp për demokracinë”, theksoi Vankovska. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More