Vret veten autori i masakrës në Cetinjë. Ekzekutoi 10 persona, mes tyre 2 fëmijë duke hapur zjarr në një tavernë

nga D V

I dyshuari për krimin në Cetinje në Mal të Zi, Aco Martinoviq, ka ndërruar jetë nga plagët e marra gjatë përpjekjes për vetëvrasje.

Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Danilo Sharanoviq, shkruan vijesti.me.

“Operacioni policor në kërkim të Martinoviqit u krye me sukses”, tha Sharanoviq në konferencën e dytë të jashtëzakonshme për shtyp në Cetinje.

Sipas të njëjtave informacione, Martinoviqi i plagosur rëndë është gjetur pranë shtëpisë së tij në lagjen Humci ndërsa ndërroi jetë teksa po dërgohej në spital.

Të paktën 10 persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë sot në një krim masiv në Cetinje.

Mjekët e Qendrës Klinike në Podgoricë po luftojnë për jetën e katër banorëve të tjerë të Cetinjes.

Martinoviq e filloi krimin në kafenenë “Velestovo”, pranë Qendrës Sportive në hyrje të Cetinjes, ku vrau katër persona.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More