Vendimi për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë, më 16 maj në ora 12:00

nga D. V.

Shkup, 12 maj – Pas fjalëve përfundimtare, Gjykata në Tetovë ka caktuar datë për shpalljen e vendimit lidhur me rigjykimin në rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë, ku jetën humbën 14 persona, përcjell TV21. Vendimi do të bëhet publik të enjten, më 16 maj, në ora 12:00.

Në këtë rast të akuzuar janë ish-drejtori mjekësor i spitalit Florin Besimi, ish-drejtori Ekonomik Artan Etemi dhe Spitali i Tetovës si person juridik.

Besimi dhe Etemi, akuzohen për veprën penale “Krime të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa Spitali i Tetovës për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Të akuzuarit nuk akuzohen për shkaqet e zjarrit. Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po zhvillon një hetim tjetër për këtë rast, i cili është në procedurë para hetimore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More