VIDEO/ Pse PD i bojkotoi zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit?

nga L. M

Partisë Demokratike të Sali Berishës me zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit iu kthye “karma” e 6 marsit 2022, ku në atë kohë, nëpërmjet ndihmës së Ilir Metës, Berisha arriti të mposhtë Lulzim Bashën, duke i marrë shumicën e grupit të deputetëve dhe militantëve të partisë.

Mirëpo, në politikë gjithmonë paska një moment ku do të duhet të përballesh me premtimet e tua dhe Sali Berishës i duhet të japë edhe një herë llogari para demokratëve.
Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit 2025, PD ka dalë e shpartalluar, pa energji dhe pa moral. Në këtë klimë, përfshirja në një tjetër garë, qoftë edhe të pjesshme, do të kishte qenë një rrezik i madh për demotivimin total të mbështetësve dhe përgjegjësia do të binte drejtpërdrejt mbi Berishën.

Për këtë arsye, me sa duket, Partia Demokratike zgjodhi një rrugë gjasme “taktike”, por një strategji që ka dështuar që në nisje.
Siç edhe po del në disa degë, strukturat e partisë nuk mbështesin këta kandidatë, ndërsa baza demokrate e ka kuptuar që janë të pashpresë dhe është zgjedhur kjo rrugë vetëm për të shmangur përgjegjësinë.

Partia Demokratike është sot e vetmja forcë politike që pretendon të jetë opozitë, por që refuzon të dalë në zgjedhje me fytyrën e vet. Kjo nuk është strategji politike, por shmangie nga përgjegjësia.

Kur të lexohen rezultatet e 9 nëntorit, askush në atë parti nuk do të mbajë përgjegjësi, sepse thjesht do të thonë që ne nuk morëm pjesë.

Pikërisht kjo tregon krizën më të thellë të PD-së, që ka të bëjë me frikën për t’u përballur me realitetin që vetë krijoi./nl/TemA

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More