Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

nga D V

Shkup, 5 shkurt – Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin janar 2025.

Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë fondet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular që nga dita e sotme 05 shkurt 2025.

Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjë së parë të mbiemrit, edhe atë:

05.02.2025– А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL

06.02.2025– М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More