Visar Ademi: Rezultate alarmante për transparencën në Gostivar

nga D. V.

Shkup, 1 tetor Në vendin 91! Gostivari mes korrupsionit, mbeturinave dhe qenve endacakë

Të nderuar qytetarë, të dashur përfaqësues të mediave,

Raporti më i fundit për Indeksin e Transparencës Aktive 2025, i publikuar në shtator 2025, tregon një realitet alarmant për komunën tonë. Gostivari ka rënë me –10 pikë përqindje brenda një viti, duke u renditur vetëm në vendin e 91-të me rezultat 58.6%, nga 101 institucione shtetërore të përfshira në këtë raport.

Kjo është një nga rëniet më të mëdha në nivel republikan dhe dëshmon qartë se në Komunën e Gostivarit mungon qeverisja e hapur, përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe vullneti për të ofruar llogaridhënie.

Ndërkohë që Bërvenica me 94.2% dhe Tetova me 81.4% tregojnë se transparenca është e realizueshme kur ka menaxhim të përgjegjshëm, Gostivari për fat të keq ndodhet pranë komunave më pak transparente në vend, përkrah Bogovinës (49.3%) dhe Vrapçishtit (43.7%).

Kjo situatë nuk është thjesht një statistikë – qytetarët e Gostivarit e përjetojnë çdo ditë. Dëshmitë që sjellim së bashku me qytetarët, të verifikuara edhe nga raporti për transparencën, tregojnë:

· Vendime të panevojshme ose të fshehura,

· Mungesë informacioni për shpenzimet e buxhetit,

· Mungesë kontrolli mbi menaxhimin e resurseve publike.

Plotësim i këtij raporti për mos-transparencë është edhe informacioni zyrtar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit: Kryetari aktual i komunës nuk ka dorëzuar deklaratën për gjendjen financiare – Listën Anketuese, një obligim ligjor për çdo bartës të funksioneve publike.

Parashtrrojm publikisht pyetjen: Pse kryetari në detyrë nuk e ka dorëzuar deklaratën, ashtu siç e kërkon ligji?

Misioni ynë për Gostivarin

Si kandidat i pavarur për kryetar komune, unë dhe ekipi im kemi një mision të qartë: t’i japim fund këtij cikli dhe ta kthejmë Gostivarin në një model transparence dhe pastërtie.

Gostivari duhet të pastrohet:

· Nga korrupsioni – për një komunë të ndershme, me llogaridhënie të plotë.

· Nga mbeturinat – për një qytet të pastër, të shëndetshëm dhe të denjë për qytetarët.

· Nga qentë endacakë – për një mjedis të sigurt, pa rrezik për fëmijët dhe qytetarët.

Transparenca dhe pastërtia janë themeli i besimit mes qytetarëve dhe pushtetit lokal. Pa to, nuk mund të ketë zhvillim, progres apo mirëqenie.

Më 19 tetor, qytetarët e Gostivarit do të kenë mundësinë të zgjedhin një rrugë tjetër: Një komunë të hapur dhe të ndershme, Një pushtet që i shërben qytetarëve, jo interesave të ngushta, Një Gostivar të pastruar nga korrupsioni, mbeturinat dhe qentë endacakë.

Ky është angazhimi im si kandidat i pavarur për kryetar komune: ta kthejmë Gostivarin në një model të transparencës, pastërtisë dhe llogaridhënies publike, duke u bazuar në dëshmitë e qytetarëve dhe raportet zyrtare të transparencës.

Visar Ademi, kandidat i pavarur për kryetar të Komunës Gostivar

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More