Vitin e ardhshëm studentët do të zhvendosen në konviktin “Kuzman”, deri në fund të mandatit të Qeverisë do të rinovohen të gjitha konviktet studentore

nga D. V.

Shkup, 29 korrik – Vitin e ardhshëm do të fillojë zhvendosja e studentëve në konviktin “Kuzman Josifovski-Pitu” në Shkup e cila rikunstruohet që nga pranvera e kaluar.

Qeveria me ndihmën e Bashkimit Evropian përmes Bankës gjermane për zhvillim siguroi fonde për rikonstruimin e nëntë konvikteve në vend dhe në fazën e parë përfshihen konviktet “Kuzman” dhe “Stiv Naumov” në Shkup.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska gjatë inspektimit të aktiviteteve ndërtimore të kompanisë “Strabag” në konviktin “Kuzman” së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, deklaroi se me rinovimin objektet do të jenë efikase në energji. Siç tha, qëllimi është të arrihet standardi i studentëve dhe “sigurimi normal dhe jo kushtet për jetesë dhe mësimi nën standard për studentët”.

“Rikonstruimi është i plotë dhe përveç punimeve të ndërtimit, përfshin edhe ujësjellësin, kanalizimin, energjinë, inxhinierinë mekanike dhe panelet fotovoltaike në mënyrë që konsumi i llojeve të tjera të energjisë dhe çlirimi i dioksidit të karbonit të reduktohen në minimum. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që kati përdhes të ketë dhoma për studentët me nevoja të veçanta arsimore, të cilat deri tani nuk i kishin, por tani do t’i kenë. Gjithashtu dhomat për studentët janë të mobiluara sipas standardeve më të larta, dritaret janë të një cilësie shumë të lartë dhe përveç kësaj, ofrohet rregullim inteligjent për të kursyer energji – si nxehtësi ashtu edhe dritë. Kjo do të thotë se kur studenti të dalë nga dhoma, ndërsa ka harruar ta fikë dritën, ajo do të fiket automatikisht, njësoj edhe si ngrohja”, deklaroi Janevska.

Ajo theksoi se projekti përfshinë tre faza – në të dytën do të jetë rinovimi i konviktit në Ohër, Shtip, Prilep dhe konvikti “Tome Stefanovski -Seniq” në Shkup, ndërsa faza e tretë – “Goce Dellçev” në Shkup dhe konvikti në Manastir. Pritet që i gjithë projekti të përfundojë deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie.

 

Si edhe në të kaluarën, edhe këtë vit akademik, tha ajo, derisa zgjatë rinovimi i konvikteve, të gjithë studentët që i plotësojnë kushtet do të fitojnë zhvendosje, ndërsa për këtë në dispozicion janë edhe konviktet e nxënësve.

Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm i cili tha, se “për një kohë të gjatë ishte i bllokuar në labirinte dhe procedura”.

“Një përpjekje vërtet e madhe nga Ministria dhe mendoj se gjithçka për të cilën foli ministrja do të ndodhë. Është e rëndësishme për ne që ta përfundojmë këtë projekt dhe që të rinjtë, studentët, më në fund të fitojnë, do të thoja, kushte më shumë se të mira për akomodim. Të paktën nga ajo që arritëm të shihnim, një hapësirë, si do të dukej e gjitha brenda, mendoj se edhe kameramanët tuaj e ndoqën. Krahasuar me atë se si ishte më parë, është një dallim i madh. Dhe në të vërtetë ata do ta shijojnë përvetësimin e lëndës në fakultete dhe universitete. Vetëm mund të uroj studime të suksesshme, sa më shpejt të jetë e mundur të përfundojë projekti dhe studentët të fillojnë të akomodohen. Si Qeveri, qëllimi ynë është realizimi i projekteve, reformave, sepse kjo është ajo që qytetarët presin,të ndërtojmë, dhe jo siç ishte në të kaluarën kur qeveritë vidhnin dhe vidhnin shumë nga qytetarët dhe nuk arrinin të bënin asgjë”, deklaroi Mickoski pas inspektimit të punimeve ndërtimore për rekonstruimin e konviktit të studentëve “Kuzman Josifovski-Pitu” në qendër të Shkupi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More