Policia ka arrestuar pesë të dyshuar të tjerë të lidhur me vjedhjen e thesareve me vlerë 102 milionë dollarë nga galeria Apollo e muzeut të Louvres, tha prokurori i Parisit të enjten, duke shprehur shpresën se zhvillimet e fundit do t’i ndihmojnë ata të gjejnë xhevahiret.
Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, i tha stacionit radiofonik RTL se të dyshuarit, njëri prej të cilëve u identifikua nëpërmjet gjurmëve të ADN-së të lëna në vendin e krimit, ishin arrestuar në bastisje të koordinuara në pjesë të ndryshme të kryeqytetit të mërkurën në mbrëmje.
Pak para se të kryheshin arrestimet e fundit, Beccuau zbuloi se dy burra të tjerë të ndaluar gjatë fundjavës në lidhje me grabitjen kishin “pranuar pjesërisht” përfshirjen e tyre në grabitje.
Njëri prej tyre po përpiqej të largohej me aeroplan nga Franca kur u ndalua.
