VLEN investon në lidershipin e grave dhe vajzave shqiptare

nga Xh M

Shkup, 9 qershor – Forumi i Gruas së VLEN-it, më 9 dhe 10 qershor në qytetin e Ohrit, organizoi një trajnim me temë: “Të folurit në publik dhe profili politik, fuqizimi i grave dhe vajzave në politikë”, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Trajnimi u udhëhoq nga ekspertja Edlira Çepani, e cila përmes metodave interaktive dhe punëtorive praktike, ndau me pjesëmarrëset njohuri të vlefshme për komunikimin publik, ndërtimin e profilit politik dhe zhvillimin e vetëbesimit në skenën politike.

Ky aktivitet synoi të fuqizojë gratë dhe vajzat për një përfshirje më aktive dhe të barabartë në proceset vendimmarrëse dhe jetën politike në nivel lokal. VLEN beson se një shoqëri demokratike dhe e drejtë ndërtohet përmes përfaqësimit të denjë të grave në të gjitha nivelet e qeverisjes. Ky trajnim përbën një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një politike gjithëpërfshirëse dhe barazisë gjinore në institucionet tona.

Zëri i gruas është i domosdoshëm për ndryshimin që kërkojmë!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More