VLEN: Iu deshën pesë ditë Ali Ahmetit që ta kuptojë përgjigjen e “referendumit”

nga Redaksia

Shkupi, 24 tetor – “Pas pesë ditësh, Ali Ahmetit më në fund ia treguan përgjigjen e “referendumit”. Dhe ja, doli e tha se paskan fituar në zgjedhjet komunale.

Kjo është absurde.

Fitoret e VLEN-it në Çair, Saraj, Haraçinë, Zhelinë, Tearcë dhe epërsia bindëse në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Bërvenicë e Dollnen janë shumë më të mëdha se “fitorja” në Pllasnicë dhe Likovë.

Ne menduam se Ali Ahmeti dhe BDI janë vetëdijësuar nga përgjigja e “referendumit”, mirëpo ata vazhdojnë zgjedhjet lokale t’i përjetojnë si parlamentare, sepse për ta postet ministrore janë vegla e vetme për të mbijetuar në politikë.

Për 20 vjet, politika e Ali Ahmetit është ndërtuar mbi dy shtylla: pushtet dhe… pushtet.

Sa për “vetingun” që kërkon sot, atë ia ka bërë hija e tij Artan non grata Grubi, për të cilin vazhdon të thotë se është “i pastër si loti”.
Prandaj, para se të kërkojë zgjedhje të parakohshme, Ali Ahmeti le ta pyesë veten:

A do të mund të përballet me votën e lirë të shqiptarëve që nuk i frikësohen më?

Sepse koha e Gazimestanit ka mbaruar. VLEN është e sotmja. BDI është e djeshmja.”, theksojnë nga VLEN.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More