VLEN: Likova meriton njerëz që punojnë, jo që mashtrojnë, njerëz që gjejnë zgjidhje, jo arsyetime

nga Redaksia

Likovë, 11 tetor – Në një atmosferë madhështore dhe me pjesëmarrje të madhe, u mbajt tubimi i koalicionit VLEN në Komunën e Likovës, ku u dërgua mesazhi i prerë: Boll më! Boll më gënjeshtrave, boll më mashtrimit, boll më keqqeverisjes së Erkan Arifit!, transmeton Zhurnal.mk

Kandidati për komunën e Likovës nga VLEN, Nexhmedin Sadiku në tubimin e sontëm në Likovë tha se për 24 vite me radhë, pushteti në Likovë që është drejtuar nga opozita e tashme ka harruar qytetarin e kësaj ane.

Ai tha se kryetari në ikje, Erkan Arifi, mendon se vota blihet me begatona dhe se dinjiteti i qytetarit matet me beton, por kjo nuk kalon më.

“Ju qytetarë të respektuar, jeni të vetëdijshëm se: nuk blihet besimi, nuk shitet vota, nuk shkelet e ardhmja e fëmijëve tanë, sepse na dënon Zoti”, tha Sadiku.

Zëri jonë, shton Sadiku nga VLEN është i pastër, i sinqertë, racional dhe i gjithë këshilltarëve dhe bartësit të listës njëjtë. Tha se do të sjellim ndryshimin e shumëpritur dhe të domosdoshëm në Likovë.

“Sepse jemi dëshmitarë të fushatës sonë pozitive, ditëve të kaluara kemi vizituar gjitha fshatrat, lagjet ku nga afër kemi parë hallet, nevojat elementare të banorëve. Disa prej tyre ende jetojnë si në mesjetë, ne jemi të detyruar ta ndërpresim këtë dhe njerëzve t’u japim shpresë që kanë parë te sytë tanë”, tha Sadiku.

Ai është i bindur se së bashkë me qeverisjen qendrore do të bëjnë të mundur realizimin e shumë projekteve që do ju sjellin banorëve mirëqenie dhe zhvillim dhe përfundimisht siç tha “ta ndalim migrimin e popullatës”.

Ndërsa kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të Koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi në fjalën e tij të rastit ka nënvizuar midis tjerash , sa herë që flasin se ata po kthehen që ta mbrojnë nderin e shqiptarit, është mirë të ju jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara

“Andaj, çdoherë që ata flasin se këto zgjedhje janë referendum për ta mbrojtur çështjen shqiptare, është mirë ti pyesim , nuk është problem, atë punë e zgjidhim, pse nuk ka ujë në Likovë?!

Sa herë që thonë se është rrezikuar shqipja, u themi nuk ka problem, e zgjidhim edhe atë punë. Pse Komuna e Likovës është komuna më e varfër në vendin tonë?

Sa herë që flasin se ka degradim të shqiptarëve nëpër institucione, është mirë ti pyesim sa shqiptarë i keni shpërngulur ju?

Sa herë që flasin se ata po kthehen që ta mbrojnë nderin e shqiptarit, është mirë të ju jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara”, nënvizoi Ibrahimi.

Mexhiti nga Likova: Shqiptarët kërkojnë zgjidhje reale, jo premtime boshe

“Në zgjedhjet parlamentare do të flasim për çështje shtetërore, ndërsa tani në zgjedhjet lokale fokusi ynë janë problemet lokale dhe përmirësimi real i jetës së qytetarëve. Ata që kanë ikur nuk kthehen më as për pushime, sepse mungojnë kushtet elementare. Ne nuk duam t’i gënjejmë njerëzit që pas zgjedhjeve të mbeten pa ujë të pijshëm, pa kanalizim ose të përballen me rreziqe si miniera në Llojan”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se VLEN vjen me program të qartë, ndryshe nga vitet e kaluara ku janë shpërdoruar 1 miliardë euro për përmendore dhe projekte të korruptuara.

“Edhe pse tani jemi në koalicion me Mickoskin, në dallim nga ata që ishin me Gruevskin, ne e respektojmë Marrëveshjen e Ohrit dhe 1 miliardë eurot i investojmë për forcimin e komunave dhe shtetit. E vendosëm Badinterin në buxhet, morëm 30% dhe e lexuam qartë porosinë e qytetarëve për ndryshim. Qytetari duhet ta shohë dallimin mes nesh dhe tyre dhe vota të jetë investim për dinjitet dhe zhvillim”, deklaroi ai.

Mexhiti nënvizoi se qëllimi është që në zgjedhjet e ardhshme të mos flitet më për kushte elementare, por për zhvillim dhe rikthim të qytetarëve.

“Duam t’i mbajmë njerëzit në vendin tonë dhe ata që janë në kurbet të kthehen me qejf për pushime, jo nga halli”, shtoi ai duke thumbuar kështu koalicionin AKI të cilët nuk bëjnë më fushatë me thirrje folklorike.“AKI nuk thërret më nëpër tubime ‘UÇK’, sepse UÇK e vërtetë është në zemrën e Likovës, tek Nexhmedin Sadiku, Lirim Jashari e Ismet Jashari. Këtu është fryma e shqiptarisë, jo vetëm me fjalë, por me punë dhe zgjidhje të problemeve që kanë mbetur për dekada, si deponia në Nikushtak, kanali në Hasanbeg dhe Haraçinë”, përfundoi kështu Mexhiti.

Krerët tjerë, shtuan se kjo komunë është plagë e hapur e padrejtësive dhe neglizhencës. Në shekullin 21, banorët ende vuajnë për ujë të pijshëm, për rrugë të kalueshme dhe për kushte minimale jetese.

Ata që për vite të tëra premtuan zhvillim, ia kthyen shpinën këtij vendi krenar.

Likova ka qenë gjithmonë zemra e qëndresës, krenarisë dhe dinjitetit kombëtar. Sot ajo meriton të kthehet në duar të sigurta, te njerëz që punojnë për të gjithë, jo për një klikë që ia ka zënë frymën komunës.

Në krye të këtij ndryshimi qëndron profesori Nexhmedin Sadiku, njeri i urtë, i ndershëm dhe i përkushtuar, që flet pak, por punon shumë. Në krah të tij është Lirim Jashari, biri i familjes së Komandant Kumanovës, Ismet Jasharit, simbol i sakrificës dhe i qëndresës shqiptare.

Likova ka nevojë për ndryshim të vërtetë dhe për udhëheqje që punon për njerëzit. Likova meriton njerëz që punojnë, jo që mashtrojnë, njerëz që gjejnë zgjidhje, jo arsyetime.

Më 19 tetor, Likova do të flasë me Një Zë për Nexhmedin Sadikun dhe bartësin e listës Lirim Jasharin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More