Shkup, 31 tetor – Fitorja e 19 tetorit ishte kthesa e madhe në komunat shqiptare. Nga Çairi e Saraji, te Haraçina, Zhelina e Tearca shqiptarët folën me një zë, zërin që zgjodhi shpresën dhe punën në vend të mashtrimit.
Që atë ditë, fryma e ndryshimit po rritet përditë nga Tetova në Dibër, nga Bogovina në Bërvenicë, nga Struga në Studeniçan e deri në Dollnen. Më dy nëntor, shqiptarët do ta përmbyllin këtë kapitull me krenari, duke vulosur me votë besimin se ky vend mund të drejtohet ndryshe, me punë e përgjegjësi.
Në Tetovë, Bilall Kasami është shembulli i një udhëheqjeje që punën e ka mision. Në Bogovinë, arkitekti Feti Abazi po shtron themelet e një politike të re. Në Bërvenicë, Haqim Ramadani po e fiton zemrat e njerëzve me thjeshtësi dhe ndershmëri. Në Dibër, Fisnik Mela po sjell frymën e qytetarisë dhe të politikës me karakter. Në Strugë, Mendi Qyra po bashkon qytetin me qetësi e besim. Në Studeniçan, Azem Sadiku mishëron përvojën, besimin dhe afërsinë me njerëz. Në Dollnen, Blerim Islami po frymëzon të rinjtë se koha e mundësive dhe shpresës është tani.
Kjo është vala e re që po bashkon shqiptarët në gjithë vendin.
Shqiptarët e kanë thënë fjalën e tyre dhe ajo fjalë VLEN.
Dhe më 2 nëntor, ajo do të buçasë më fort se asnjëherë.
Një Zë që VLEN për numrin 7.
 
			        
 
			        