VLEN: Shkupi dhe Çairi po pastrohen. Këtë herë përnjëmend!

nga Redaksia

Shkup, 7 nëntor – Pas muajsh kur Shkupi u mbyt në erë të keqe, mbeturina, neglizhencë dhe propagandë, nisi pastrimi i vërtetë i kryeqytetit dhe i Çairit. Jo vetëm i rrugëve, por i gjithë asaj mendësie që për vite e kishte lënë qytetin në kaos. Ajo erë që vinte nga kontejnerët ishte e njëjtë me erën që vinte nga zyrat e pushtetit të djeshëm, pushtet që bllokonte, vidhte dhe nuk kujdesej për askënd, përveç vetes.

Më 19 tetor dhe 2 nëntor, qytetarët e Shkupit i dhanë fund kësaj epoke të ndotjes politike.

E rrëzuan bashkëqeverisjen e dështuar mes Arsovskës, Blerim Bexhetit dhe Levicës, një treshe që la pas baltë, borxhe dhe qytet të mbytur në kaos. Ata që deshën ta dëmtojnë Shkupin, veçanërisht Çairin, sot po e shohin se qyteti paska mundur të pastrohet dhe po pastrohet përnjëmend, pa ta.

Sot, Çairi me Izet Mexhitin në krye po merr frymë lirshëm. Po pastrohen rrugët, por mbi të gjitha po hiqen pasojat e viteve të bllokadave dhe të moskujdesit që vinin nga pushteti i qytetit ndaj çairasve. Ky është pastrimi që Shkupi e priste, pastrimi i ndërgjegjes, i përgjegjësisë dhe i politikës së vjetër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More