Volkswagen garanton: Golf GTI do të qëndrojë në treg edhe në epokën elektrike

nga D. V.

Volkswagen premton se Golf GTI do të mbetet në treg, pavarësisht modeleve të reja elektrike.

Duke folur në Nürburgring me entuziasistin e Volkswagenit, Jamie Orr, drejtori ekzekutiv i VW-së, Thomas Schafer, njoftoi se Golf GTI do të mbijetojë edhe për një kohë “me siguri do të mbetet në prodhim në dekadën e ardhshme. Ka shumë gjasa që GTI të jetë pak i elektrifikuar”.

Në veçanti, ka shumë mundësi të ketë një konfigurim të butë hibrid.

Çdo gjë tjetër, hibrid i plotë apo plug-in hibrid (tani shitet si GTE), do të ndikonte në dinamikën e vozitjes për shkak të peshës së shtuar.

Volkswagen ka konfirmuar se gjenerata e nëntë e Golfit do të jetë elektrike, por pritet që gjenerata e tetë të mbetet në prodhim deri në vitin 2035, kur BE-ja planifikon të ndalojë shitjen e makinave të reja me motorë me djegie të brendshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More