Gjykata e Apelit la në fuqi masën “arrest me burg”, për E.Sh i arrestuar për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, me 6 tetor.
Në burg u lanë edhe xhaxhai i autorit të dyshuar, Gj.Sh, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasje, si dhe punonjësi i sigurisë së gjykatës, B. K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit të detyrës”.
Autori i dyshuar E.Sh akuzohet për veprat penale “Vrasjes së funksionarëve publikë”, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe të municionit”,.
Të plagosur mbetën edhe shtetasi R. K dhe E. K, babë e bir.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga personat nën hetim Gj. Sh dhe B.K, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit, caktimin e një mase sigurimi më të butë.
Gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me armë zjarri brenda sallës së gjyqit më 6 tetor. Autori i ngjarjes, palë e dëmtuar në proces, u arrestua menjëherë pas krimit. Policia vuri në pranga edhe xhaxhain e tij si bashkëpunëtor, si dhe rojën e sigurisë në Gjykatën e Apelit për shpërdorim detyre.
