Vulat zëvendësohen me regjistrime elektronike! Qytetarët e Maqedonisë gjatë udhëtimeve në BE, do të japin të dhëna biometrike

nga Xh M

Bruksel, 12 tetor – Që nga sot ka nisur zbatimi gradual i sistemit të ri digjital për hyrje dhe dalje në pikat kufitare të 29 vendeve anëtare të Zonës Shengen, ka njoftuar Ministria e Brendshme. Sistemi parashikon regjistrimin elektronik të të dhënave të qytetarëve nga vendet e treta – përfshirë edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut – gjatë kalimit të kufijve të jashtëm për qëndrime deri në 90 ditë. Gjatë udhëtimit të parë, qytetarët do të duhet të japin të dhëna biometrike, si gjurmë gishtash dhe fotografi, ndërsa vulat në pasaporta do të zëvendësohen me regjistrime elektronike. Zbatimi i plotë i sistemit pritet të përfundojë deri në prill të vitit 2026, kur ai do të vihet në funksion në të gjitha pikat kufitare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More