Windows 11-ta më në fund kalon Windows 10-ën për nga popullariteti

nga L. M

Microsoft më në fund ka arritur një objektiv madhor për Windows 11-ën, disa muaj përpara se Windows 10-ta të arrijë “fundin jetës.”

Sipas të dhënave të Stat Counter, Windows 11 tashmë rënditet si sistemi operativ desktop më i përdorur, pothuajse 4 vite pas lançimit të saj me 52 përqind të tregut, krahasuar me 44.59 përqind të tregut në Windows 10.

Windows 11-ta u bë sistemi operativ më popullor për kompjuterët gaming në Shtator, por adoptimi në tërësi ende ngelej pas Windows 10-ës.

Të dhënat e Tetorit 2023 zbulonin se Windows 11 përdorej nga 400 milionë pajisje asokohe, duke shfaqur një ritëm më të ulët adoptimi sesa Windows 10-ta e cila mori vetëm 1 vit për të arritur 400 milionë pajisje krahasuar me dy vite të Windows 11-ës.

Adoptimi i ngadaltë i Windows 11-ës i është atribuar kërkesave harduerike të Windows 11-ës. Edhe Microsoft e ofroi falas për përdoruesit e Windows 10-ës, miliona kompjuterë ngelën pas për shkak të kërkesave strike të procesorëve dhe sigurisë.

Microsoft është përpjekur të bindë përdoruesit të lënë pas kompjuterët e vjetër nëse duan të instalojnë Windows 11-ën sepse sistemi operativ kërkonte TPM 2.0.

Më 14 Tetor Windows 10-ta do të arrijë fundin e saj. /PCWorld Albanian

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More