Nata e Krishtlindjeve shënon edhe 100-vjetorin e paraqitjes së parë të një prej personazheve më të dashur të letërsisë për fëmijë në botë, sipas BBC.
Winnie the Pooh u shfaq për herë të parë në tregimin e shkurtër ”The Wrong Sort of Bees”, i publikuar në gazetën ”London Evening News”, më 24 dhjetor 1925.
Kjo arushë, që shumë shpejt u bë e njohur dhe e dashur në mbarë botën, e kishte origjinën nga Ashdown Forest në East Suss, ku shkrimtari A.A. Milne kishte shtëpinë e tij të fshatit.
Fama e jashtëzakonshme e Pooh vazhdon edhe sot të gjenerojë të ardhura të konsiderueshme për zonën, me rreth 450 000 paund fonde publike të përdorura për të financuar një program aktivitetesh lokale për përvjetorin.
Në vitin 1925, shkrimtari londinez A.A. Milne bleu një shtëpi fshati, rreth një milje në veri të pyllit, në Cotchford Farm, pranë Hartfield.
Libri ”Winnie the Pooh”, që rrëfen aventurat imagjinare të djalit të Milne-it, Christopher Robin dhe arushës së tij lodër, u botua në vitin 1926.
Përveç tyre, Milne botoi edhe dy libra me poezi ku shfaqen personazhet shumë të dashur për lexuesit.
Ura origjinale ku Milne dhe djali i tij shpikën lojën e famshme ”Pooh sticks” u dëmtua dhe u bë e pasigurt në fund të viteve 1990. Ajo u çmontua dhe u zëvendësua me një replikë, e cila ndodhet ende sot në Ashdown Forest. Struktura origjinale u shit në ankand në vitin 2021 për 131 000 paund.
