WSJ: SHBA planifikon sulme ndaj objektivave ushtarake në Venezuelë

nga D. V.

Administrata e presidentit Donald Trump ka identifikuar objektivat që do të goditen në Venezuelë, duke përfshirë objektet ushtarake të përdorura për kontrabandën e drogës, shkruan e përditshmja ”Wall Street Journal” (WSJ).

WSJ shkruan ndër të tjera se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nga ana e administratës Trump.

Fushata e mundshme ajrore e SHBA-së do të përqendrohet në objektivat e lidhura me kartelet e drogës dhe regjimin e Nicolas Maduros.

Objektivat e mundshme përfshijnë portet dhe aeroportet e kontrolluara nga ushtria, të përdorura për transportin e drogës, si dhe objektet detare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More