Xhelaj: Rreth 22 mijë studentë u regjistruan këtë vit akademik, interes edhe për programet 2-vjeçare

nga D. V.

Rreth 22 mijë është numri i studentëve të regjistruar në universitetet e vendit në përfundim edhe të fazës së tretë të regjistrimeve.

Drejtori i përgjithshëm i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj tha sot për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se në përfundim të fazës së tretë që u mbyll më 24 tetor numri i studentëve të regjistruar në të gjitha universitetet e vendit ka arritur shifrën 22 mijë.

Sa i përket preferencave, Xhelaj theksoi se maturantët e këtij viti zgjodhën degët e Mjekësisë apo Teknologjisë së Informacionit.

“Më të kërkuara ngelen degët Inxhinierike/Teknologji dhe IT me 25,5%, degët e Mjekësisë dhe Infermieri me 23,3% së bashku, në vend të tretë ato ekonomi-biznes, me rreth 14%”, theksoi Xhelaj.

Këtë vit akademik, një interes të shtuar studentët kanë treguar edhe për programet 2-vjeçare.

“Në raundin e dytë kishim mbi 18% të aplikimeve vetëm për programet dyvjeçare, pasi maturantët në bazë të rezultateve që kanë e shikojnë ku janë mundësitë më të mira të punësimit”, tha Xhelaj.

Viti i ri akademik 2025-2026 nisi më 6 tetor në të gjithë universitetet e vendit. Regjistrimet e studentëve që u ulën për herë të parë auditore u kryen në 3 raunde, ku raundi i fundit nisi nga data 13 tetor dhe përfundoi më 24 tetor 2025.

Në universitetet e vendit falë procesit të ndërkombëtarizimit sot ka një ofertë edhe më të pasur akademike me më shumë programe të përbashkëta, dygjuhëshe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More