Zanetti për Kupën e Botës për Klube: Ne gjithmonë synojmë të arrijmë në finale

nga D. V.

Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti, ka folur për Kupën e Botës për Klube, duke theksuar tranzicionin si trajner nga Simone Inzaghi te Cristian Chivu dhe ambiciet e klubit.

Kupa e Botës për Klube do të fillojë pas mesnatës të së shtunës, ku klubet e mëdha kanë apetite për të fituar garën, pasi përveç trofeun në fund do t’i fitonin edhe rreth 150 milionë euro.

Një nga klubet që synon së paku finalen është edhe Interi, i cili këtë edicion u mposht pikërisht në finalen e Ligës së Kampionëve nga Paris Saint-Germain.

“Formati i ri, është një mundësi e shkëlqyer. Shpresoj të mund të performojmë mirë sepse kemi ndërruar trajnerët. Tani kemi Cristianin, të cilin e njoh mirë. Duam t’i bëjmë gjërat siç duhet dhe kjo padyshim do të jetë një provë e madhe për të gjithë”, ka thënë fillimisht Zanetti.

“Qëllimi është të konkurrojmë, të kalojmë fazën e grupeve dhe, ndërsa përparojmë, si klub, gjithmonë synojmë të arrijmë në finale”, përfundoi legjenda e Interit.

Interi përballet me Monterreyn në ndeshjen e tyre debutuese pas pesë ditësh, duke shënuar ndeshjen e parë të Chivu si trajner kryesor pas transferimit nga Parma.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More