Zbulohet asteroidi 2025 PN7, veçantia e tij qëndron në faktin se…

nga D. V.

Asteroidi 2025 PN7 sapo është zbuluar dhe është quajtur “quasi-moon”, një shoqërues qiellor që ndjek Tokën prej dekadash pa u vënë re. Ndryshe nga Hëna jonë, ai rrotullohet rreth Diellit, por në një orbitë pothuajse identike me Tokën, një vallëzim gravitacional që zgjat prej 70 vitesh.  Falë ndihmës së astronomëve amatorë, një grup shkencëtarësh kanë arritur të rindërtojnë rrugën e një asteroidi që u shpërbë në Francë.

Më 13 shkurt 2023, një asteroid i vogël, me një diametër më pak se një metër dhe masë rreth 650 kg, hyri në atmosferën e Tokës mbi Francën veriperëndimore dhe u shpërbë rreth orës 16:00. I njohur si 2023 CX1, ky trup qiellor ishte vërejtur për herë të parë vetëm shtatë orë para impaktit nga një astronom hungarez. Ai e vërejti atë në një distancë prej afërsisht 200,000 kilometrash nga Toka, kur kishte një diametër më të vogël se një metër dhe një masë të vlerësuar prej rreth 650 kilogramësh.

Falë rrjetit francez FRIPON/Vigie-Ciel dhe bashkëpunimit të gjerë midis shkencëtarëve profesionistë, amatorëve dhe publikut, u arrit të rindërtohej rruga e asteroidit dhe të gjendeshin fragmentet e tij. Një video e publikuar në rrjete sociale ndihmoi në analizimin e mënyrës së fragmentimit. Deri më tani, pak asteroide janë zbuluar para përplasjes. Vetëm 11 dhe vetëm në katër raste janë gjetur meteoritë. Ky rast i shtohet këtyre shembujve të rrallë.

Një asteroid me vlerë marramendëse prej 10 kuntilion dollarësh (10,000,000,000,000,000,000), që NASA është në proces për ta kapur, mund të ketë pasoja befasuese. Në vitin 2023, agjencia hapësinore njoftoi se do të nisej drejt këtij asteroidi të çmuar, të quajtur 16 Psyche. Mendohet se përmban metale të çmuara, përfshirë ar, hekur dhe nikel, dhe NASA është shumë e interesuar ta marrë në dorë këtë asteroid.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More