Zëdhënësja e qeverisë, Venera Azizi: “Fronti Evropian” keqpërdori komunitetet për të fshehur humbjen nga VLEN-i

nga D. V.

Shkup, 13 qershor – Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, ka reaguar ashpër ndaj qasjes së koalicionit “Fronti Evropian”, duke i akuzuar ata për keqpërdorim të votës së komuniteteve joshqiptare.

Në një deklaratë publike, Azizi ka theksuar se shqiptarët votuan për koalicionin VLEN, një bashkim i partive etnike shqiptare, ndërsa “Frontin Evropian” sipas saj e mbështetën jo vetëm shqiptarët, por edhe turqit, romët, boshnjakët dhe komunitete të tjera.

“Dhe kur tani flasin vetëm në emër të shqiptarëve, e tregojnë fytyrën e vërtetë se vetëm i kanë keqpërdorur komunitetet për ta fshehur humbjen e thellë nga VLEN-i,” ka shkruar Azizi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More