Zeqirija Ibrahimi dhe Afrim Gashi në krah të Fisnik Melës: Dibra pret ndryshimin e madh!

nga Redaksia

Shkup, 15 gusht – Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi dhe kandidatin e VLEN për qytetin e Dibrës, Fisnik Melën u takuan me qytetarët e qytetit të Dibrës, ku prej se afërmi u njoftuan me problemet e tyre.

“Së bashku me Kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, vizituam qytetin e Dibrës, ku patëm kënaqësinë të takojmë qytetarët e mrekullueshëm të kësaj treve me vlera të mëdha historike dhe kulturore. Gjatë vizitës sonë, bashkë me kandidatin tonë të VLEN-it, Fisnik Mela, dëgjuam nga afër shqetësimet, idetë dhe shpresat e dibranëve për një të ardhme më të mirë.

Besimi i qytetarëve është motivimi ynë më i madh për të vazhduar rrugën e ndryshimit, përfaqësimit të denjë dhe zhvillimit të çdo cepi të vendit tonë. Dibra është dhe do të mbetet pjesë e rëndësishme e këtij vizioni”, shkruan Ibrahimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More