Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë publik modelin paraprak të fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit 2025, variante të cilat do të hidhen për konsultim. Janë disa modele, vertikalisht dhe horizontalisht.
Miratimi i fletëve të votimit do të mundësohet pas regjistrimit të partive dhe dorëzimit të listës shumemërore të kandidatëve.
Sikurse u bë me dije edhe nga kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi më 25 mars do të nisin procedurat për prodhimin e fletëve të votimit.