Zgjedhjet lokale/ Ndërtimet pa leje përplasin kandidatët

nga Redaksia

Shkup, 18 gusht – “Ahmetit do t’ia bëjmë Zajazin me kanalizim, e pasi ta kryejmë do të flasim për estetikë.” Kështu deklaroi Izet Mexhiti nga VLEN, duke komentuar insinuatat e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti drejtuar Mexhitit, ku mes tjerash i faturonte ndërtimet pa leje në Çair se nuk ishin estetike, ndërsa në pjesët e tjera të qytetit, kishin estetikë, ani pse ishin pa leje.
“Zajazin do ta bëjmë me kanalizim, 14 milion euro kam ndarë nga ministria e Ekologjisë që Zajazin e Ahmetit ta bëjmë me kanalizim pas 20 viteve. Kur ta kryejmë atë, do të flasim për estetikë”, tha Izet Mexhiti, VLEN.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ditë më parë ofendoi Çairin dhe qytetarët e tij duke e quajtur Kandahar, duke dashur ta etiketojë si një komunë me kaos urbanistik. Këto tone u kritikuan edhe në opinion, pasi partia e tij për 20 vite e kishte udhëhequr këtë komunë, por Ahmeti nuk e kishte vërejtur këtë kaosin deri më sot. Në rrëfimin e tij promovues të kandidatit të BDI-së për Çairin, Bujar Osmani, Ahmeti i hodhi hi syve opinionit, duke thënë se pikërisht ndërtimet pa leje ishin arsyeja e largimit të Izet Mexhitit nga BDI-ja. Në fakt, arsyeja e ikjes së Mexhitit bashkë me të ashtuquajturin “Grupi i zjarrit” ishte humbja e vlerës së organeve brenda partiake dhe fuqizimi i Grubit, ndërkohë që koha tregoi se se Grubi ishte i përfshirë në vepra që i zbuloi Departamenti Amerikan i Shtetit, duke e futur në listë të zezë.

“Se çka kanë obligime dhe detyrime nuk e di, mirëpo, që Çairin, Shkupin e vjetër e kanë bërë Kandahar, po se po. Ishin të tmerrshme paraqitjet që bënte ajo kryetarja e Shkupit, unë edhe vetë i kam pa dhe këtu është pikënisja pse Izet Mexhiti doli. Kur e ka parë ai që më janë lidh vetullat në ballë dhe më ka dërguar te pjesa tjetër, tha edhe këto janë pa leje. Ju kam thënë djema, nuk e di si ishin ato andej, me leje a pa leje, por pash estetikë”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.
Duke folur me gjuhën e Danella Arsovskës, Ahmeti u ironizua në komente në Facebook se estetikë për të kishte vetëm qendra “Soravia”, duke e lidhur drejtpërdrejtë me nipin e tij Drin Ahmeti. SCROLL STATUSI BEKIM FAZLIU
“Soravia dukej ndryshe, jo si ai Kandahari pa pikë estetike ku jetojnë njerëzit që ia dhanë votën, njerëzit të cilët e quajnë arritje jetësore kur arrijnë me 100 kredite të kenë./Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More