Shkup, 3 korrik – Banorët e Nerovës kanë arsye për të festuar – çështja e shkollës shqipe është zgjidhur dhe nga muaji shtator mësimi në gjuhën amtare do të vazhdojë. Kjo arritje është rezultat i një angazhimi të përkushtuar nga ana e VLEN-it dhe institucioneve përkatëse shtetërore.
VLEN, përmes një komunikate për media, ka theksuar se vëmendja ndaj nevojave të popullatës shqiptare nuk ka munguar.
“Përkushtimi i banorëve u takua me gatishmërinë e shtetit për zgjidhje. Koordinimi institucional solli rezultat. Falënderojmë Komunën e Krushevës për bashkëpunimin korrekt. Gjithashtu vlerësojmë lart ndihmën e Avokatit të Shtetit, si dhe të Ministrisë së Arsimit dhe të Transportit, të cilat luajtën një rol kyç”, thuhet në komunikatë.
“Kjo është një dëshmi se kur shteti vepron, zgjidhjet vijnë. Arsimi shqip mbrohet me përgjegjësi dhe vullnet politik. Qeveria e tregoi qartë: qytetarët janë prioritet dhe do të mbeten të tillë. Urime banorëve të Nerovës!”, thuhet më tej në komunikatë.