Zjarret në Vlorë e Selenicë, Vengu: Të qëllimshme, shkaktuesit do të ndeshen me forcën e ligjit

nga D. V.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi sot në një reagim në rrjetet sociale se vatrat e shumta të zjarrit që janë shfaqur gjatë mbrëmjes në bashkinë Vlorë dhe atë të Selenicës janë pasojë e zjarrvënies së qëllimshme dhe të organizuar.

Sipas ministrit, ndërsa vatra e Dukatit është shuar plotësisht, puna vijon për neutralizimin e zjarreve në fshatrat Drashovicë dhe Vajzë të Selenicës. Forcat e Armatosura dhe shërbimet zjarrfikëse lokale janë angazhuar në terren për të mbrojtur banesat dhe pronat e qytetarëve.

Vengu nënvizoi se forcat operacionale do të vijojnë të qëndrojnë të angazhuara përgjatë gjithë natës, ndërsa me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera ligjzbatuese po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

“Zjarrvënia e qëllimshme mbetet një krim i rëndë, shkaktuesit e të cilit do të ndeshen me reagimin tonë të plotë dhe me forcën e ligjit”, theksoi ministri i Mbrojtjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More