Zuckerberg merr rolin e një artisti thonjësh për vajzën e tij, interneti e quan “Babai i Vitit”

nga D V

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, së fundmi ndau një video në Instagram, ku shfaqet duke marrë rolin e një artisti të thonjve për vajzën e tij.

Klipi tregon Zuckerberg duke lyer thonjtë e vajzës së tij me ngjyra dhe shkëlqim.

Në video, ai ulet mbi një tavolinë dhe lyen me kujdes thonjtë e vajzës së tij me ngjyra të ndryshme, përcjell Telegrafi.

Klipi përfundon me të voglën duke treguar artin e thonjve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mark Zuckerberg (@zuck)

 

Kjo video baba-bijë është bërë virale dhe ka ngjallur reagime të shumta.

Duke reaguar ndaj klipit, një përdorues shkroi: “Çmimi Babai i Vitit”.

Ndryshe, Mark Zuckerberg ka tre vajza, August, Maxima dhe Aurelia, me gruan e tij, pediatren dhe filantropisten amerikane Priscilla Chan.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More