14 shtete padisin TikTok-un: Dëmton shëndetin e fëmijëve

nga Xh M

Një grup dypartiak prej 14 prokurorësh të përgjithshëm në të gjithë vendin ngritën një padi kundër TikTok-ut duke pretenduar se platforma kineze ka bërë të varur të rinjtë dhe dëmton shëndetin e tyre mendor.

Paditë sfidojnë elementë të ndryshëm të platformës, duke përfshirë video dhe sjellje të rrezikshme që sipas prokurorëve të përgjithshëm, prishin gjumin e fëmijëve dhe cilësinë e jetës.

Paditë janë ngritur veçmas nga anëtarët e koalicioni, i bashkëdrejtuar nga prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut, Letitia James dhe prokurori i përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta.

TikTok-u po përballet me akuza të ndryshme në SHBA, gjë që mund të sjellë ndalimin e plataformës në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More