4 persona nga Palestina arrestohen në Shipkovicë të Tetovës, kishin hyrë ilegalisht në vend

nga Redaksia

Më 27.04.2024, rreth orës 17:00, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Kufitar Kodra e Diellit në rrugën rajonale Kodra e Diellit – Tetovë, më saktësisht në “Kthesën e Shipkovicës”, kanë konstatuar katër persona pa dokumente identifikimi. Sipas tyre, bëhet fjalë për H.O (21), M.N (27), ,A.M(21) dhe Ј.S(24) të gjithë nga Palestina. Me ta është bërë një intervistë zyrtare dhe është konstatuar se ata kanë hyrë ilegalisht në vend, për të kaluar më pas në Kosovë. Ata u janë dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Tetovë, e më pas do të transferohen në Qendrën e pranimit në Tabanovcë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More