325
Shkup, 14 maj Zhurnal.mk – Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Pasdite do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri 10, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 19 deri 24 gradë celsius.
Në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut.
