6 veta të lënduar rëndë nga aksidenti afër Kondovës, që e shkaktoi 15 vjeçari

nga Xh M

Katër adoleshentë, një grua e re dhe një fëmijë, dy vjeç, u lënduan në një përplasje midis veturës “Golf” dhe “Passat”, në rrugën Kondovë – Sfillarë e Poshtme.

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi dje pasdite, në rrugën lokale midis fshatrave të Shkupit, Kondovë- Sfillarë e Poshtme, kur një makinë e tipit “Golf” e drejtuar nga një djalë 15-vjeçar nga Shkupi, u përplas me një veturë “Passat”, e drejtuar prej 27-vjeçari A.M., nga Sfillarja e Poshtme, përcjell gazeta Lajm.

Me këtë rast shoferi i moshës së mitur, mori lëndime të rënda, si dhe bashkëudhëtari 14-vjeçar nga Shkupi. Dy të rinj të tjerë – një 15-vjeçar nga Kondova dhe një 17-vjeçar nga Shkupi, të cilët ishin gjitjhashtu në “Golf”, poashtu u lënduan.

Në automjetin e dytë, “Passat”, shoferi 27-vjeçar A.M. dhe vajza e saj dyvjeçare, pësuan lëndime të lehta.

Të lënduarit menjëherë u dërguan në Spitalin e Përgjitëshëm të Qytetit “8 Shtatori” dhe në klinikën “Nëna Tereza”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More