7 vende muslimane, përfshirë Turqinë, dënojnë shkeljet e armëpushimit nga Izraeli në Gaza

nga Xh M

Shtatë vende muslimane, përfshirë Turqinë, kanë dënuar “fuqishëm” shkeljet e përsëritura të armëpushimit nga Izraeli në Gaza, të cilat kanë shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e mbi një mijë palestinezëve, transmeton Anadolu.

“Këto veprime rrezikojnë përshkallëzimin e tensioneve dhe minojnë përpjekjet që synojnë konsolidimin e qetësisë dhe rikthimin e stabilitetit, në një kohë kur palët rajonale dhe ndërkombëtare po punojnë së bashku për të avancuar fazën e dytë të planit të paqes të presidentit Donald Trump dhe për të zbatuar Rezolutën 2803 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ministrave të jashtëm të Turqisë, Egjiptit, Jordanisë, Indonezisë, Pakistanit, Katarit dhe Arabisë Saudite.

Ministrat thanë se këto shkelje të vazhdueshme i shohin si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj procesit politik, duke penguar përpjekjet për krijimin e kushteve për kalimin në një fazë më të qëndrueshme në Rripin e Gazës, si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në atë humanitar.

Ata gjithashtu bënë thirrje për përkushtim të plotë ndaj suksesit të fazës së dytë të planit të paqes të presidentit Trump për Gazën.

Ministrat u kërkuan të gjitha palëve që të përmbushin përgjegjësitë e tyre gjatë kësaj periudhe dhe të tregojnë përmbajtje, me qëllim ruajtjen e armëpushimit dhe shmangien e veprimeve që mund të ndikojnë negativisht në procesin aktual.

Ata po ashtu u bënë thirrje palëve të krijojnë kushte të favorshme për rimëkëmbje të hershme dhe rindërtim, duke avancuar një paqe të drejtë dhe të përhershme të bazuar në të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje dhe shtetësi, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Iniciativën Arabe të Paqes.

Pavarësisht armëpushimit, Izraeli ka vazhduar sulmet, duke vrarë 524 persona dhe duke plagosur 1.360 të tjerë që nga 10 tetori.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More