Plumbi qorr e godet rëndë 10-vjeçen nga Gllumova e Shkupit

Nga admin
482 e lexuar

Një vajzë 10-vjeçare nga fshati Gllumovë i Shkupit u lëndua dje nga një plumb qorr. Në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”, ku u transportua, mjeku konstatoi lëndime të rënda në zonën e këmbës.

Për rastin, i cili u raportua dje rreth orës 16:00 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, sot informon Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e përditshëm.

“Sot, më 31.01.2026, rreth orës 16:00, në Stacionin Policor të Shkupit është raportuar se në oborrin e një shtëpie në fshatin Gllumovë, Shkup, një vajzë 10-vjeçare u lëndua në zonën e këmbës nga një plumb qorr, dhe më pas u dërgua në Kompleksin Klinik ‘Nëna Terezë’, ku mjeku konstatoi lëndime të rënda trupore”, informon MPB-ja.

Ministria e Punëve të Brendshme po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër