Sivjet u raportuan 48 raste të dhunës në shkolla

nga Xh M

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka pranuar 48 raste të dhunës nëpër shkolla. Këto raportime janë paraqitur në formë elektronike në adresën që ishte formuar nga ministria.

“Nxënësit, prindërit dhe palët e tjera të interesuara mund të raportojnë rastet e dhunës në shkollë në adresën e posaçme të email-it prijavinasilstvo@mon.gov.mk. Këtë vit, në këtë adresë janë pranuar 48 raportime. Nga këto, 28 janë zgjidhur dhe 20 janë në procedurë. Numri i rasteve është dukshëm më i ulët se vitin e kaluar shkollor, ku ishin mbi 120 raportime”, raportoi MASH-i.

Elena Ivanovska, sekretarja shtetërore në MASH, vlerësoi se po punohet për shkolla me zero tolerancë ndaj dhunës.

“Përveç adresës speciale të e-mailit, dhuna nga bashkëmoshatarët mund të raportohet edhe drejtpërdrejt në Shërbimin Pedagogjik ose në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit”, sqaroi Ivanovska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More