Pensionisti në Angli ofron Jaguarin e tij për të rikthyer rrëshqitësen në formë elefanti të konfiskuar nga bashkia

nga D. V.

Një pensionist nga Gillingham, Kent, Angli, është gati të japë njërën nga makinat e tij Jaguar për të rikthyer rrëshqitësen gjigante që iu konfiskua nga bashkia.

Trevor Robinson, 71 vjeç, vendosi rrëshqitësen në formë elefanti në hyrje të shtëpisë së tij pasi nuk mund ta transportonte në kopsht.

Ai thotë se donte ta përdorte për t’u dhënë fëmijëve mundësinë të luanin dhe të mblidhte fonde për bamirësi.

Por pas ankesave nga fqinjët, Këshilli i Medway e konfiskoi objektin, duke e cilësuar si të pasigurt.

Trevor e konsideron këtë veprim si “të padrejtë” dhe thotë se është gati të paguajë çfarëdo për ta rikthyer.

“Nëse nuk e kanë shkatërruar, do jap një nga Jaguarët e mi për ta pasur sërish”, ka thënë ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More