Shpërthim me tritol në Vlorë, pronari i biznesit: Kam 30 vite që u shërbej banorëve, nuk kam konflikt me askënd

nga D. V.

Pronarët e biznesit, ku mbrëmjen e kaluar u vendos një sasi tritoli, këtë mëngjes po bëjnë llogaritjen e dëmit.

V.B, jashtë kamerave, shprehet se nuk ka konflikt me askënd.

“Kam 30 vite që u shërbej banorëve të Vlorës, që nga biçikletave deri te motorët dhe nuk kam pas asnjë konflikt. Nuk e di pse ma kane bërë këtë dëm”, thotë ai.

Ndërkohë, nga pamjet e dritares së dëmtuar, duket që sasia e lëndës plasëse ka qenë e madhe, raporton gazetari i Top Channel, Mikel Marsi. Po ashtu, dhe në brendësi të dyqanit ka dëme të konsiderueshme.

Policia ka marrë kamerat e sigurisë së biznesit, por autori mesa duket e ka njohur mirë terrenin dhe zonën pasi lëndën plasëse e ka vendos në dritaren pas godinës së dyqanit ku nuk ka kamera sigurie. Policia vijon hetimin për ngjarjen. /Tch/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More