Banorët e fshatit turistik Theth kanë bllokuar hyrjen në urën kryesore që çon në fshat, në shenjë proteste dhe kundërshtie ndaj vijimit të operacionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Ky aksion ka nisur para dy ditësh me qëllim heqjen e objekteve e vendosura në mënyrë të paligjshme, kryesisht ato të përshtatura për bujtina turistike.
Banorët shprehin shqetësimin për pasojat që do të sjellë heqja e objekteve në zhvillimin turistik dhe ekonominë lokale, duke kërkuar një dialog të hapur me autoritetet.
Situata mbetet e qetë, ndërkohë që pritet vijimi i aksionit dhe reagimi zyrtar i institucioneve përkatëse./euronewsalbania/